Cima tregon për gjendjen e tij shëndetësore: Jam në oksigjen por…

Rasim Thaçi, Cima Përshëndetje të gjithëve

Ju falenderoj nga zemra që vazhdimisht po thirrni e shkruani në adresat e familjes sime.

Për momentin jam në Oksigjeno-Terapi , gjendjen e kam stabile , dhe dalë ngadalë po e mar vetën fal doktorrëve që nuk po ngurrojnë e nuk po kursehen as në atom të fundit , po ashtu duke ju falenderu nga zemra edhe ju të dashun që keni shpreh gadishmerinë tuaj për dhurimin e gjakut , ku u detyruam të bëjmë thirrje publike pasi që Plazma të gjakut nuk kishte në Transfuzion dhe se ishte e nevojshme patjetër , si për mu po ashtu dhe për shumë pacient të tjerë që janë të shtrirë.

Për hirë të korrektisë , u lajmërova për gjendjen time , dhe mos të bini pre e mashtrimeve nga disa njerëz dashakeq , që nuk i’a dojnë mirën as vetit.

Respekt Cima