Cipras: Nëse nuk do të ekzistonte Marrëveshja e Prespës, sot Turqia do të ishte edhe në kufirin tonë verior

Advertisment

Nëse nuk do të ekzistonte Marrëveshja e Prespës, sot Turqia nuk do të ishte vetëm në lindje dhe jugperëndim prej nesh, sepse Turqia është gjithashtu në Libi, do të ishte edhe në kufirin tonë verior, tha lideri i SYRIZA, Aleksis Cipras në intervistën e mbrëmshme për katër televizione rajonale greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cipras, duke folur për marrëdhëniet greko-turke, iu referua shkurtimisht edhe Marrëveshjes së Prespës dhe i përmendi tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, të cilat nuk janë ratifikuar akoma në Parlament, duke e kritikuar qeverinë aktuale greke dhe Kryeministrin Micotakis.

Reklame

“Nuk është pamje serioze për vendin kjo që tashmë një vit nuk i dërgon për ratifikim aspektet kryesore të Marrëveshjes së Prespës, Memorandumet e Bashkëpunimit, të cilat janë të dobishme për Greqinë, sepse nuk ka vetëbesim ose besim se deputetët e saj do t’i votojnë. Mendon se bashkësia ndërkombëtare nuk e sheh këtë? Se fqinjët tanë nuk e shohin atë? A nuk e shohin ata se ai është një kryeministër i dobët në këtë drejtim? Unë nuk dua të flas shumë për Marrëveshjen e Prespës. Do të them vetëm një gjë: nëse nuk do të ekzistonte Marrëveshja e Prespës, sot Turqia nuk do të ishte vetëm në lindje dhe në jugperëndim prej nesh, sepse Turqia është gjithashtu në Libi, ajo do të ishte edhe në kufirin tonë verior”, tha Cipras.