Çitaku: Heshtja e ndërkombëtarëve për deklaratat e ministrave serbë, shurdhuese

Advertisment

Dy deklarata të ministrave kryesorë serbë nxitën shumë reagime ndër shqiptarë. Dhe jo vetëm në Kosovë.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, për më tepër nuk po e pranon heshtjen e ndërkombëtarëve për atë që tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, se ka serbë që po tregojnë se ku janë varrezat masive të shqiptarëve të vrarë në Serbi, duke i kërcënuar ata publikisht në një emision televiziv, njofton Klan Kosova.

Reklame

Por, edhe ajo që tha ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, mbi “Shqipërinë e Madhe” duke u nxitur nga dhënia e portit të Durrësit Kosovës, nuk ishte më e mirë për Çitakun.

“Pastaj, ministri i Mbrojtjes i Serbisë përdor një gjuhë nënçmuese kundër shqiptarëve në një deklaratë zyrtare. Mbi 1000 shqiptarë janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në ‘99. Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është shurdhuese!”, shkroi ajo në Twitter duke shpërndarë letrën që ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ia dërgoi ambasadorëve të vendeve të Quint-it në Kosovë dhe Serbi.