Çitaku ka disa këshilla për ata që vijnë nga vendet e prekura me koronavirus

Advertisment

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka dhënë disa këshilla miqësore për personat që vijnë nga vendet e prekura me koronavirus.

Ajo i ka këshilluar ata që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Reklame

Nëse vini nga vendet e prekura me koronavirus ose keni pasur kontakte me personat e dyshuar ose të prekur me COVID-19 dhe keni simptoma si ethe, temperaturë apo kollë, ju lusim të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet! Lajmëroni menjëherë Institucionet shëndetësore.

“Personat që kanë ardhur nga vendet me Koronavirus, por që nuk kanë shenja, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.

Disa nga këshillat e profesionistëve shëndetësor janë të thjeshta për t’u zbatuar, por ato shpëtojnë jetë:

Lani mirë sa më shpesh duart për minimum 20 sekonda!

Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën! Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollitjes dhe teshtitjes! Faculetat e përdorura hidhni në shportën më të afërt të mbeturinave! Shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz! Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute! Mos merrni antibiotikë, përveç kur ato ua përshkruan mjeku! Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon! Pastroni sipërfaqet me dezinfektues me bazë klori ose alkooli! Përcillini simptomat e juaja dhe thirreni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor; Menaxhoni mirë mbeturinat; Pastroni ambientin e punës dhe të shtëpisë me dezinfektues me bazë klori apo alkooli!

Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që, pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!