City po përgatitet për një prezantim spektakolar të Messit në Etihad

Advertisment

Është duke u raportuar se Lionel Messi pritet që shumë shpejtë do të prezantohet te Manchester City.

Pasi dorëzoi letrën për largim të martën e kësaj jave në zyrat e Barcelonës, ylli argjentinas po punon në kalimin e tij te Citizens.

Reklame

Sipas asaj që raporton gazetari i Esporte Interativo, Marcelo Bechler, klubi anglez po i bën përgatitjet për një prezantim sa më spektakolar të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Pep Guardiola tashmë ka zhvilluar një telefonatë me 33-vjeçarin, me këtë të fundit që i ka zbuluar dëshirën që t’i fitojë edhe dy Topa të Artë deri në fund të karrierës.

Trajneri katalunas i ka konfirmuar se nëse ribashkohen, një gjë e tillë do ishte e mundur, gjersa Barcelona po tenton t’i fitojë 700 milionë euro nga shitja e tij, gjë e pamundur në letër.

Por, Citizens mendojnë të ofrojnë 100 milionë euro dhe tre lojtarë për shërbimet e lojtarit më të mirë në histori të Blaugranasve. /Telegrafi/