Çka është Flat food, fenomeni i ri në Europë?

halal food web banner flat design , kebab, chicken biryani, goat curry
Advertisment

Tarifat “flat” (e sheshta) po mbërrijnë në botën e hotelerisë: porositë pa limit të pjatave dhe pijeve në menu, aq shpesh sa dëshironi, përkundrejt një abonimi mujor.

Sipas raportit të fundit të Fipe për gjendjen e artit të hotelerisë italiane, pavarësisht krizës, italianët kanë shpenzuar gjithnjë e më shumë për të ngrënë jashtë shtëpisë.

Reklame

Në 10 vjet, rritja e vërtetë e konsumit jashtë banesave ishte afë 6 për qind e barabartë me 5 miliardë euro.

Dhe në vitin 2019 rritja ishte afër 1 për qind për një total prej 86 milionë eurosh shpenzime.

Por në çfarë drejtimi po shkojnë konsumatorët? Territori, qëndrueshmëria dhe komoditeti janë asete të privilegjuara.
Restaurantet me abonime janë duke u shumë fishuar së fundmi. Eksperimenti i parë i këtij lloji vjen nga Limena (PD), ku restaoranti Weedoo do t’u ngarkojë klientëve të interesuar 149 euro në muaj për të ngrënë dhe pirë sipas dëshirës.

Restaoranti, i njohur në zonën ku ndodhet për gjelin e pjekur në skarë, do të eksperimentojë formulën pionierë të “ Flat Food” (ushqimit të sheshtë)” për gjashtë muaj. Abonimi do të rinovohet sipas zgjedhjes së klientit individual në fund të çdo muaji.

“Ne u intriguam nga ideja për të testuar në restorant atë që ka ndodhur me vite në fusha të jetës së përditshme të konsumatorit, sqarojnë pronarët e biznesit Luca Pellizzari, Alessandro Trentin dhe Girolamo Rossi, të tilla si telefonia, Interneti, filmat dhe serialët televizive, transmeton Scan.

Tarifat e FlatFood ndryshon nga koncepti tjetër i njohur tashmë kudo në botë si “all you can eat” (gjithçka që mund të hani) pasi ajo është e përqendruar tek përsëritja e vizitave më shumë se sa tek sasia, përcjell albinfo.ch.

Duke marrë parasysh që restoranti është i hapur 7/7 për 360 ditë në vit, ne presim shumë punë shtesë gjatë muajve në vazhdim. Një përpjekje për të cilën ne konsiderojmë se shpërblehemi nga pjesëmarrja e njerëzve që pajtohen me frymën tonë novatore, si në ofertën ushqimore ashtu edhe në përvojën e ngrënies, dhe të cilët dëshirojnë të marrin pjesë me ne në atë që mund të bëhet një revolucion i vogël në sektorin e gastronomisë