Çka nëse je në plazh me familje dhe në çadrën tjetër është Albini?

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për raportin e tij me kryetarin e VV’së, Albin Kurtin, dhe Presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

I ftuar në emisionin Oxygen Show, Hoti u pyet se si do të reagonte nëse do të shkonte në plazh me familje dhe pranë tij do të ishte edhe Kurti.“Nuk më kish pengu. Nuk është që kemi miqësi”, u përgjigj Hoti.

Reklame

Njejtë ka thënë edhe për presidentin Thaçi.

“Nuk është që më kish pengu, por nuk është që kemi ndonjë miqësi”, u shpreh Hoti.

Ndërkaq i pyetur për kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, Hoti tha se me të është tjetër raport.

“Isën e kam kryetar të partisë, është ndryshe, nuk krahasohet me ta”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po ta dëgjonte atë, dikur shefi i tij në Qeveri, Albin Kurti, do të ishte ende kryeministër, shkruan Gazeta Express.

“Me pas dëgju Dullën, Albini sot do të ishte kryeministër”, ka thënë ndër tjerash Hoti.

Në këtë emision, Hoti ka folur edhe për raportet e Kosovës me SHBA-në dhe marrëveshjen e arritur javë më parë me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti ka thënë se një pikë e marrëveshjes së Uashingtonit nuk i ka pëlqyer aspak.

Fjala është për pikën 15 të kësaj marrëveshje ku thuhet: Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare.

“Pika 15 e marrëveshjes nuk më ka pëlqyer aspak”, u shpreh Hoti.

Kryeministri ka folur edhe për pozitën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, në LDK.

Hoti filloi duke thënë se “As vet s’e di se çfarë u bë me Vjosa Osmanin”.

Pastaj tha se LDK’ja e kanë mbështetur të gjithë gjatë garës së saj për kryeministre në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

“E kemi mbështetur të gjithë për kryeministre”, ka thënë Hoti në Oksigjen.

Por, Hoti premtoi se Osmani do të kthehet në LDK.

“Vjosa Osmani do të kthehet në LDK. E pranojmë nëse kthehet, patjetër. Edhe të tjerë janë kthyer që kanë dalë nga LDK’ja”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, Hoti tha se Osmani e ka derën çelë gjithmonë.

“Vjosa e ka derën çelur gjithmonë”, shtoi Hoti.