Çmendet moti, dëborë dhe stuhi, ka v.iktima (VIDEO)

102
#

Bora mbuloi disa pjesë të Australisë juglindore të shtunën, ndërkohë që moti i ftohtë përfshiu pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar pamje m.ahnitëse.

E nëse në Shqipëri u regjistruan sot temperatura deri në 40 gradë dhe një i n.xehtë i tillë është edhe në vende të tjera të Evropës, në anën tjetër të glo.bit ka ardhur dimri.

Azia ndërkohë po regjistron re.shje të mëdha shiu duke shkaktuar pë.rmbytje të shumta në Kinë, Indi dhe Pakistan.

Në Australi, drejtuesit e mjeteve u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi për shkak të re.shjeve të dëborës. I ftohti polar përfshiu shtete të tilla si Victoria dhe New South Wales

Bora, e cila filloi të premten, u shoqërua me erëra deri në 70 km/orë në disa vende. Stuhia u zhvendos në Queensland të dielën, duke shkaktuar rënie temperaturash.

Disa vende panë re.shjet më të mëdha në dy dekada, njoftoi Queensland Country Life.

Një grua u vra të premten kur një pemë e madhe ra në makinën e familjes së saj në Yarra Ranges, në lindje të Melbourne, në Victoria, raportoi The Guardian.

Një djalë 4-vjeçar në makinë u shtrua në spital me lëndime të rre.zikshme për jetën. Një djalë 5-vjeçar dhe një mashkull i rritur u shtruan gjithashtu në spital, por dë.mtimet e tyre ishin më pak të rënda.