Çmime marramendëse në dasma? Këngëtarja shqiptare tregon shifrën më të lartë (VIDEO)

Arinda Gjoni është këngëtarja shqiptare që më së shumti këndon live në vende të ndryshme të diasporës.

Gjatë programit ‘Abc e Pasdites’, Ermal Peçi e pyet për fenomenin tashmë të zakonshëm që ndodh mes pronarëve të lokaleve dhe këngëtarëve ku pagesat apo rezervimet për të kënduar live varen nga klikimet.

Reklame

“Shumë e vërtetë, kjo është e keqja se pronarët e lokaleve ndoshta nuk ia kanë idenë shumë klikimeve repertorit, dhe shohin thjesht klikimet dhe mendojnë që në bazë të tyre do kesh popullaritet, mua më ka rezultuar ndryshe, ndoshta kam pasur me pak se 1 milionë por kur kam shkuar koncert ma ka kënduar këngën gjithë publiku”.

Arinda gjatë rubrikës 1 jetë 5 këngë tregoi se ka kënduar që kur ishte e vogël në dasma, madje dhe si fitoi liceun pasi kishte kënduar në një dasmë, duke qenë gjithmonë live dhe në evente Ermali e pyet se cila ka qenë shuma më e madhe që ka fituar në dasmat shqiptare, ajo tha se mund ta thotë, “Mund të ketë shkuar 10-15 mijë euro” deklaroi Arinda. /Indeksonline/