Çmimet e naftën në Amerikë kanë rënë në një nivel që nuk është parë që nga viti 1999, pasi kërkesa është shteruar.
Çmimi i një fuçie në West Texas Intermediate (WTI), si pikë referimi për naftën amerikane, ra me 14%, në 15.65 dollarë në tregjet aziatike këtë të hënë.
Tregu i naftës gjendet në një presion të madh gjatë pandemisë së koronavirusit, pasi ka pësuar një rënie të madhe të kërkesës.
Në SHBA tani është duke u luftuar për të përballuar tepricën e naftës, duke dobësuar më tej çmimet.
Industria e naftës është duke luftuar me kërkesën e ngadaltë dhe luftën midis prodhuesve për uljen e prodhimit.
Në fillim të këtij muaji, anëtarët e Opec dhe aleatët e saj më në fund ranë dakord një marrëveshje për të zvogëluar prodhimin global me rreth 10%. Marrëveshja ishte ndërprerja më e madhe në prodhimin e naftës që ishte bërë ndonjeherë.
Por disa analistë thanë se shkurtimet nuk ishin aq të mëdha sa të sillnin ndryshime.
Nafta Brent, standardi i përdorur nga Europa dhe pjesa tjetër e botës, ishte pak më e dobët, duke zbritur me 0.8%, në 27.87 dollarë për fuçi./BBC