Çmimet e naftës shënojnë rënie në tregjet botërore, kurse në Maqedoni….

50

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme në tregjet botërore.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 1 cent dhe u tregtuan me 64.75 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 2.36 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 64.76 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 16 cent dhe u tregtuan me 55.32 dollarë amerikanë për fuçi.

Kontratat e së ardhmës ranë me 1.78 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 55.48 dollarë amerikanë për fuçi.

 

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,325.45 dollarë amerikanë për onz.