Siç shkruajnë mediet, OPEC mund të merr vendim ta zvogëlojë prodhimin e naftës në takimin e javës së ardhshme. Riadi insiston që të gjitha anëtaret e OPECut ta zvogëlojnë prodhimin e naftës për 500 000 fuqi në ditë, shkruan WSJ.
Skenari tjetër parasheh zvogëlimin e përkohshëm të prodhimit vetëm në Arabinë Saudite për një milion fuqi në ditë. Aktualisht ky shtet prodhon rreth 9 7 milionë fuqi në ditë.
Autoritetet saudite frikohen se rritja e humbjeve prej të ardhurave nga nafta është kërcënim për përpjekjet e tyre për të diversifikuar ekonominë.
Mbrëmë vlera e naftës të tipit “brant” ka rënë deri në 54 9 dollarë për fuqi, për herë të parë prej janarit të vitit 2019. “Bloomberg” ka shkruar se situata e tillë në tregun e naftës është krijuar për shkak të rënies të kërkesës në Kinë për 20 për qind për shkak të koronavirusit.