Coronavírus prek futbollin, pezullohen ndeshjet

Advertisment

Federata e Futbollit e Kinës ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e futbollit për shkak të shpërndarjes së shpejtë të koronavírusit.

Numri total i personave që janë konfirmuar se kanë vd ekur nga ky patogjen i identifikuar së fundi në Kinë është ngritur në 170.

Reklame

Autoritetet shëndetësorë të Kinës kanë thënë se 7 711 persona të tjerë janë të infektuar nga ai vírus, më së shumti në provincën Hubei, përderisa persona të infektuar janë raportuar në të paktën edhe 15 vende të tjera.

vírusi e ka pasur një ndikim të madh edhe në botën e sportit në Kinë, pasi që shumë evente janë anuluar dhe ekipi kombëtar Olimpik i vendit është izoluar në Australi.

Të enjten, CFAja bëri të ditur përmes një deklarate të lëshuar në website zyrtar se ndeshjet e futbollit, të të gjitha niveleve, janë shtyrë me qëllim që të ndihmohet kontrollimi i shpërndarjes së vírusit.

“Federata e Futbollit e Kinës do ta vazhdojë të mbajë komunikim të afërt me autoritetet kombëtare dhe do të bëjë përshtatje të arsyeshme në organizatë, orar dhe në nivelin e ndeshjeve, kur të jetë e nevojshme”, thuhet në atë deklaratë.