Coronavirusi dhe qëndrimi fetar

Marrja në konsideratë e arsyeve që çojnë në atë që kërkohet është një urdhër i natyrshëm, i vetëkuptueshëm nga njeriu, pavarësisht përgatitjes intelektuale apo përkatësisë religjioze.

Dihet qartë se nëse njeriu është i uritur duhet të konsumoj ushqim në mënyrë që të evitoj urinë. Ngrënia e ushqimit ( arsye, shkak) eliminon urinë (efekti, pasoja) dhe ky është ligj i natyrshëm i vetkuptueshëm i ngulitur në intuitën e njeriut, pavarësisht besimit, përkatësisë etnike, gjinore apo përgatitjes intelektuale etj.

Reklame

Zoti i Plotfuqishëm na informoi që Ai është Krijuesi i shkaqeve dhe Ai është Ai që i ka organizuar ato dhe i ka krijuar ato dhe se gjithçka është në dorën e Tij, si shkaku poashtu dhe efekti, në mënyrë që të mbështetemi te Zoti, Krijuesi i shkaqeve dhe të mos mbështetemi në asgjë që Ai ka krijuar.

Sinqerisht, nuk e di sekretin e këtij konfuzioni apo rivaliteti kokëfortë në mendjet tona midis mbështetjes te Zoti dhe marrjes në konsideratë të shkaqeve.

Mbështetja në Zot ( et/tevekul alAllah) është çështje besimi dhe veprimi me zemër të çiltërt, me të cilën karakterizohet besimtari, ndërsa marrja në konsideratë e arsyeve është një prej ligjeve të Universit që Zoti e krijoi dhe funksionon mbi bazën e këtij principi. Dhe ky fakt është i ngulitur thellësisht në vetëdjën e njeriut, që nga njeriu i parë dhe kështu do të mbetet deri në ditën e fundit të këtij universi.

Atëherë ku qëndron mospajtimi?!

Tu thuhet njerëzve në situatën në të cilën ndodhet shoqëria në përgjithësi me rastin e përhapjes së coronavirus-it : respektoni rekomandimet e autoriteteve federale, kantonale dhe institucioneve shëndetsore, kufizoni lëvizjen tuaj, mos iu ekspozoni tubimeve të mëdha njerëzore sepse përmes kësaj ne do të kontribojmë pozitivisht në zvoglimin e përhapjes së coronavirusit, do të parandalojmë përhapjen e këtij virusi në shoqërinë njerëzore, dhe paradoksi të jetë më i madh, del «një besimtar i devotshëm» dhe të thotë se unë s’e kam dert , sepse unë i mbështetem Zotit, Krijuesit dhe Poseduesit të gjithëçkahit!! Është më shumë se paradoks!!

Janë transmetuar shumë hadithe nga Muhammedi, paqa e Zotit qoftë mbi të, që na mëson praktikisht parimin e Shkaqeve dhe Pasojave si dhe Mbështetjen në Zotin e Lartmadhërishëm, mes tjerash :

Bejhakiu transmeton në veprën e tij «Shuab» nga Xhafer bin Amr bin Umejjah, e ky nga Amr bin Umejah, i cili tha: Unë thashë: O i Dërguari i Zotit, a ta lë të lirë deven dhe t’i mbështetem Zotit?! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: “Lidhe deven dhe mbështetju Zotit”.

Imam Buhariu në koleksionin e tij të haditheve « Sahih el Buharij» regjistroi një hadith nga Ibn Abasi, i cili ka thënë : Njerëzit e Jemenit e kryenin haxhin, dhe ata nuk furnizoheshin me ushqim, dhe thonin se ne i jemi mbëshetur Zotit (el mutevekkilunë) dhe sapo arrinin në Mekkë, kërkonin ushqim nga banorët e Mekkës, dhe për këtë arsye, Zoti i Lartmadhërishëm e shpallin ajetin kuranor të sures el Bekare 197, « Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria,»

Përmes haditheve të mëparshme, rezulton se mbështetja në Zot nuk është në kundërthënie me marrjen në konsideratë të shkakut. Për më tepër, shkëputja nga shkaqet është mungesë e arsyes dhe mosnjohje e fesë.

Përkundrazi, ajo që është e ndaluar është dhënia dhe përkushtimi i pakufizuar i zemrës ndaj shkaqeve dhe lidhja e saj me ato, e që në këtë rast relativizon dhe përlyen mbështetjen e sinqertë nëZotin e Larmadhërishëm.

Sinqerisht, ky qëndrim është paradoks dhe fatkeqësi mendore?!

Edhe pse vetë “ si besimtarë të mëdhenj ” jemi larguar nga vendlindja jonë e dashur dhe kemi ardhur në shtetet perëndimore për të siguruar jetesën.
Atëherë !!! Pse nuk qëndruam në vendlindjen tonë të dashur dhe të mjaftonin me bindjen se ne jemi mbështetur te Zoti i Lartmadhëruar, i cili e ngritë kë të dojë dhe e poshtëron kë të dojë?!!

Apo ndoshta kur bëhet fjalë për kapitalin, atëherë besimi (mbështetja në Zotin) bëhet një koncept që përputhet me realitetin ?!

Realisht, një nga shkaqet më të rëndësishme të moszhvillimit dhe prapambeturisë sonë është problemi i pajtimit midis marrjes në konsideratë të shkaqeve (ar. el esbab) dhe mbështetjes (ar. et tevekul alAllah) në Zotin e Lartmadhëruar .

Vëlla i dashur!
Dije se marrja në konsideratë e shkaqeve ( el esbab), është detyrim i pakontesuar (ar.vaxhib) në të gjitha çështjet që ka një arsye për t’u arritur dhe në të njëjtën kohë duhet të mbështetesh në Zotin e Lartmadhërishëm (sepse mbështetja në Zot /et-tevekul/ konsiston me zemrën duke e lidhur për Zotin dhe jo për shkakun).

Mbështetja në Zot, nuk e ndalon marrjen e arsyeve. Besimtari i merr arsyet në konsideratë duke u nisur nga besimi në Zot dhe i bindet atij në atë që ai urdhëron të marrë, por ai nuk bën arsyet që të përcaktojnë rezultatet, kështu që ai mbështetet në to. Siç ka thënë Pejgamberi, Paqja qoftë mbi të: «Lidhe deven dhe mbështetu në Zot «.

Në kontekst të marrjes në konsideratë të shkaqeve, janë fjalët e Zotit të Madhrishëm : « O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.» ( NISA ,71)

Ndërsa në kontekst të mbështetjes në Zot, janë fjalët e të Madhrishmit : « e kur të vendosësh, atherë mbështetu në
Allhun, se All-llahu ido ata që mbështeten.» ( Ali Imran, 159).

Të mendosh se ekziston një kundërthënie midis mbështetjes në Zot dhe marrjes së arsyeve është mosnjohje e fesë, dhe kjo vjen për shkak të mosnjohjes së Sunetit të Zotit për krijimin e tij dhe urdhrin e tij, sepse Zoti i Madhëruar krijoi krijesa me arsye, dhe adhuruesit e Tij do të të marrin faljen për shkak shkaqeve, mëshira dhe shpërblimet e Tij në këtë botë dhe botën tjetër ndërlidhen me arsyet.

Nga praktika e Pejgamberit, Paqa qoftë mbi të, është konfirmuar se ai në çdo luftë moblizohej me armët e nevojshme dhe trupa ushtarake, siguronte mjete transporti luftarake të kohës së tij. Urdhëroi migrimin në Abisini dhe më vonë në Medinë, hapi hendekun për rreth Medinës, për tu mbrojtur nga sulmet e armiqve të jashtëm dhe ai nuk priste që ti vij ushtri nga qielli, ndonëse ai ishte më meritori për këtë ndihmë dhe mbështetje.

Mjafton të meditojmë vetëm rreth hixhretit të tij nga Mekka në Medinë, saktësia e planifikimit të largimit nga Mekka që nga fillimi deri në përfundim të udhëtimit të tij, devijimi i rrugës së zakonshme, strehimi në shpellë,sigurimi i udhërrëfyesit për tia dëftuar rrugën dhe tërë kohën i mbështetur nga qielli duke iu shpallur ajete kuranore si instruksione dhe mbështetje shpirtërore.

Marrja e arsyeve është e nevojshme dhe një detyrim, por kjo nuk do të thotë gjithmonë se rezultati do të ndodhë, sepse kjo është një çështje që ka të bëjë me urdhrin dhe vullnetin e Zotit. I Dërguari i Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi të, i përgatiti të gjitha arsyet dhe mori të gjitha mjetet, por në të njëjtën kohë mbështetej në Zotin, i lutej Atij për ndihmë dhe mbështetje në rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe fitoreve.

Allahu e din më si miri!

N.Ismaili
Aarburg, 06.03.2020