COVID-19, bie numri i rasteve në nivel ditor në Maqedoni

Advertisment

Që nga 25 nëntori, kur në Shkup u regjistruan 570 të prekur me koronavirusi, numri i të infektuarve në bazë ditore në kryeqytet ka qenë më i ulët. Numri i rasteve të reja mbetet treshifror, megjithatë krahasuar më ditët kur virusi pati shpërthim më të fuqishëm, është shënuar rënie. Pas një kohe të gjatë me qindra të infektuar në ditë, numri më i ulët i të infektuarve në Shkup është regjistruar më 30 nëntor, përkatësisht 95 raste.

Të infektuar në Shkup 30 nëntor-17 dhjetor
30 nëntor 95 9 dhjetor 174
1 dhjetor 489 10 dhjetor 417
2 dhjetor 426 11 dhjetor 410
3 dhjetor 479 12 dhjetor 456
4 dhjetor 439 13 dhjetor 204
5 dhjetor 398 14 dhjetor 103
6 dhjetor 248 15 dhjetor 425
7 dhjetor 125 16 dhjetor 330
8 dhjetor 507 17 dhjetor 323

Reklame

Ashtu si edhe numri i të infektuarve, edhe numri i viktimave që nga 30 nëntori ka lëvizur nga numra një shifrorë në numra dyshifrorë. Nuk është regjistruar asnjë ditë kur në kryeqytet nuk është raportuar për viktima. Më 9 dhjetor janë regjistruar 19 viktima, ndërsa më 12 dhjetor 4 persona që kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Numri i viktimave në Shkup 30 nëntor-17 dhjetor

30 nëntor 12 9 dhjetor 19
1 dhjetor 7 10 dhjetor 5 (prilepi 6)
2 dhjetor 9 11 dhjetor 7
3 dhjetor 7 12 dhjetor 4
4 dhjetor 12 13 dhjetor 8
5 dhjetor 12 14 dhjetor 7
6 dhjetor 5 15 dhjetor 7
7 dhjetor 12 16 dhjetor 10
8 dhjetor 7 17 dhjetor 10

Gjatë këtyre ditëve shumë qytete të tjera në vend kanë regjistruar numër dyshifrorë të të infektuarve. Parë nga numri i rasteve aktive, pas Shkupit që regjistron mbi 11 mijë raste, Tetova vjen me rreth 1 mijë raste, më pas vjen Prilepi, Manastiri e Gostivari.

Institucionet shëndetësore ditët e fundit dolën me qëndrimin se përhapja e virusit ishte ne vijë lineare dhe drejt rënies. Megjithatë, festat e fundvitit kanë ngjallur frikën se qytetarët mund të tundohen për të festuar duke shkelur masat e miratuar më herët dhe ato të miratuar së fundmi, të cilat hyjnë në fuqi sot dhe vlejnë deri më 21 janar. Gjatë këtij harku kohorë objektet gastronomike do të punojnë deri në orën 18, nuk lejohet që qytetarët të grumbullohen nëpër sheshe dhe as që diçka e tillë të ndodhë as nëpër shtëpitë e tyre. Duke bërë thirrje për festim me përgjegjësi, Ministria e Shëndetësisë shpreson në ndërgjegjësimin e qytetarëve, në mënyrë që pas festave të mos kemi një tjetër shpërthim të virusit korona në vendin tonë.