Uji është tretës universal, si dhe është substancë që tret më shumë substanca të tjera në natyrë, kështu shprehet kimisti Egzon Ademi. I pyetur se a mund të infektohemi me COVID-19 nga uji ai thotë se krypa e detit shkatëron membranën e virusit.
EGZON ADEMI – KIMIST
“Është testuar edhe në ujin e detit dhe ishte si variabël nga temperaturat në ujin e detit dmth janë shumë pak shanset për t’u përhapur, ështe super e rastësishme të ndodhë të infektohesh nga dikushi që është i infektuar në det sepse virusi fillon të inaktivizohet pas katër orësh”.
Gjithashtu edhe liqenet kanë një tjetër anë të mirë sepse në stinën e verës siç duket temeperaturat arrijnë në 27 gradë, praktikisht më shumë se në det.
EGZON ADEMI – KIMIST
“Është e sigurt se arrijnë deri në 25, për shembull liqeni i Ohrit edhe i Dojranit ishte edhe më i nxehtë, deri në 27.5 shkon temperatura e lartë dmth për kohë më të shkurtër për tre orë in-aktivizon. Në lumenj temperature është më e vogël por rrjedhja është më e madhe, bota është më e zhvillluar dmth ka organizma të gjalla bimor dhe shtazor mirëpo rrjedhja është shumë më e madhe se në liqen të themi”.
Sa i përket pishinave që frekuentohen nga shumë njerëz, Ademi thekson se kujdesi nuk varet nga njerëzit por nga pronarët e pishinave. Nëse pishinat janë sipas standardeve, rreziku për t’u infektuar është shumë i vogël.
EGZON ADEMI – KIMIST
“Nëse kompanitë janë serioze dhe nëse ka kontroll- inspekcione duhet të ketë, ato e dinë që i kanë pishinat se çka duhet të bëjnë, pa mos e thënë unë, duhet të vazhdimisht ta mbajnë ujin e pastër. /tetova1/