COVID-19 i prodhuar në laborator? Trump: Po, kam parë prova

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë me deklarata kontradiktore me agjencitë e tij të inteligjencës duke sugjeruar se ai ka parë prova që koronavirusi e ka origjinën në një laborator kinez.

Më herët zyra e drejtorit kombëtar të inteligjencës amerikane tha se ishte ende duke hetuar sesi filloi virusi. Por tha se e kishte përcaktuar se Covid-19 “nuk ishte e prodhuar ose e modifikuar gjenetikisht”.

Në Shtëpinë e Bardhë të enjten, Trump u pyet nga media nëse kishte “parë ndonjë gjë në këtë pikë që ju jep një shkallë të lartë besimi se Instituti i Virologjisë në Vuhan ishte origjina e këtij virusi?”

“Po, po, kam parë” tha presidenti, pa specifikuar. “Dhe unë mendoj se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të ketë turp sepse ata janë si agjensia e marrëdhënieve me publikun për Kinën.”

I pyetur më vonë për të sqaruar komentin e tij, ai tha: “Unë nuk mund t’ju a them këtë. Nuk më lejohet t’ju them këtë.”

Ai gjithashtu u tha gazetarëve: “Nëse ata [Kina] bëri një gabim, ose nëse ajo filloi si një gabim dhe pastaj ata e bënë një tjetër, ose dikush bëri diçka me qëllim? Unë nuk e kuptoj se si trafiku, si njerëzit nuk u lejuan në pjesën tjetër të Kinës, por ata u lejuan në pjesën tjetër të botës. Kjo është një e keqe, kjo është një pyetje e vështirë për ta për t’iu përgjigjur.”

Kina ka hedhur poshtë teorinë e laboratorit dhe kritikoi përgjigjen e SHBA ndaj Covid-19.

New York Times raportoi të enjten se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë kërkuar nga komuniteti i inteligjencës amerikane që të hetojë nëse virusi erdhi nga një laborator kërkimor në Vuhan.

Agjensive të inteligjencës gjithashtu u është ngarkuar detyra të përcaktojnë nëse Kina dhe OBSH-ja i mbajtën të fshehta informacionet e hershme për virusin, tha një zyrtar për NBC News të mërkurën.

Në një deklaratë të rrallë publike, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, e cila mbikëqyr agjensitë e zbulimit të SHBA, tha të enjten se pajtohet me “konsensusin e gjerë shkencor” në lidhje me origjinën natyrore të Covid-19.

“[Komuniteti i inteligjencës] do të vazhdojë të ekzaminojë me rigorozitet informacionin dhe inteligjencën për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuar ose nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan.”

Ishte përgjigjja e parë e qartë nga inteligjencës amerikane që demaskonte teoritë e konspiracionit – si nga SHBA, ashtu dhe nga Kina – se virusi është një armë biologjike. /Opinion.al