COVID-19, mbi 8 milion të infektuar-ja 10 vendet me numër të të lartë të vdekjeve

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas faqes ëolrdometer numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 8 milion e 118 mijë e 671, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 439 mijë e 198. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 4 milion e 231 mijë e 621 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 2 milion e 182 mijë e 950 të infektuar dhe 118 mijë e 283 të vdekur nga Covid-19. Brazili renditet i dyti dhe raporton 891 mijë e 556 raste dhe 44 mijë e 118 të vdekur. Rusia renditet e treta me 537 mijë e 210 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 7 mijë e 091 të vdekur nga Covid-19.

Reklame

Me shtimin e rasteve kohët e fundit, India ka kaluar në vendin e katërt ku raporton 343 mijë e 91 raste dhe 9 mijë e 915 të vdekur. Në vendin e pestë renditet Mbretëria e Bashkuar me 296 mijë e 857 raste dhe 41 mijë e 736 të vdekur. Pas Mbretërisë së Bashkuar vjen Spanja me 291 mijë e 189 raste dhe 27 mijë e 136 të vdekur.

Fqinjët tanë, Italia renditet në vendin e shtatë ku raporton 237 mijë e 290 raste dhe 34 mijë e 371 të vdekur nga Covid-19. Pas Italisë renditet një vend i Amerikës Latine e cila para dy javësh kaloi një valë të madhe infektimi. Peruja raporton 232 mijë e 992 raste dhe 6 mijë e 860 të vdekur. Shtimi i rasteve kohët e fundit ka bërë që Irani të renditet në vendin e nëntë me 189 mijë e 876 raste dhe 8 mijë e 950 të vdekur. Dhjetëshen e parë e mbyll Gjermania e cila raporton 188 mijë e 44 raste dhe 8 mijë e 885 të vdekur.