COVID-19, Naimi dhe Mihrija karantinohen në shtëpi (VIDEO)

Advertisment

Ishin të ftuar tek Rudina Magjistari në Tiranë.

Por, Mihrije Braha dhe Naim Abazi nuk shkuan në studio, siç ishin dakorduar.

Reklame

Për këtë, çifti i njohur paska pasur arsye.

Përmes një lidhje LIVE me Skype, Naimi dhe Mihrija kanë bërë të ditur se janë karantinuar në pritje të përgjigjes së tamponit.

Naimi ka pasur disa simptoma të COVID-19 dhe është në përgjigje të testimit teksa Mihrija është shprehur për Rudinën se do vendosë ta bëjë testimin varësisht nga rezultati i ai të Naimit.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Mihrija ishte e ftuar protagoniste në “5 data” të emisionit Prive.