
Advertisment
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,4milion, përkatësisht 3,421,226 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 240,222.
Reklame
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 65,782 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 28,236 viktima, Britania me 27,510, Spanja me 25,100, dhe Franca me 24,594.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.
Në Shqipëri janë shënuar 30 viktima dhe janë infektuar 789 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,093,091 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2 milion raste aktive që presin të shërohen.