Covid-19, në izolim 16 infermiere nga Klinika Gjinekologjike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Strumicë tha se 16 infermiere nga Klinika Gjinekologjike në Shkup janë në izolim si pasjë e rrezikut nga Covid-19. Filipçe theksoi se izolimi i infermiereve nuk ka të bëj me ndonjë rast konkret me koronavirus në Klinikë.

“16 infermiere nga Klinika Gjinekologjike janë në izolim, por jo nga ky rast. Shumica e tyre po kalojnë 14 ditë dhe do të kthehen në vendet e punës. Klinika po funksionon mirë dhe puna nuk po komprometohet”, tha mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.