Covid-19 në Tetovë, rritet numri i të shtruarve në spital

Dy javët e fundit në Tetovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirus të cilët janë shtruar për kurim në spital. Koordinatori i qendrës për kovid, Gzim Nuredini thotë se tetë nga pacientët e shtruar janë në gjendje të rëndë.

“Pasi këto dy javë kemi një ulje të numrit të pacientëve të rinj të infektuar, tani kemi një numër konstant me rritje ulje të pacientëve që janë të hospitalizuar. Momentin që flasim kemi 24 pacientë të hospitalizuar diku tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sa i përket numrit të pacientëve ambulator, aty ka një standard, diku 30 – 35 pacientë që paraqiten në ambulantë por nuk do me thanë që krejt janë pozitiv”, tha Gzim Nuredini, Koordinator i qendrës për kovid në Tetovë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ndërsa sa i përket vaksinimit, këtu në Shtëpinë e Shëndetit, intensivisht po punohet në hapjen e pikave për vaksinim e që pritet të jenë aktive nga java e ardhshme”

“Afërsisht duhet të kemi dy punkte. Njëri punkt do jetë në Monopol dhe njëri do jetë në shtëpinë e shëndetit. Në të ardhmen nëse shtohet interesimi i pacientëve që do hapin termine tek mjekët amë, atëherë planifikojmë edhe tre punkte tjera, punkti shëndetësor në Tearcë, punkti shëndetësor në Bogovinë dhe punkti shëndetësor në Zhelinë”, tha Drita Ziberi, Shtëpia e shëndetit Tetovë.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Tetovë me rrethinë aktualisht ka 213 raste aktive me koronavirus./Alsat