Covid 19: Rriten shifrat, rritet presioni ndaj spitaleve

Advertisment

Shumë shpejt po mbushen kapacitetet nëpër të gjitha spitalet e shtetit, në disa qytete nuk ka më vende të lira, ndërsa nëse vazhdon trendi I rritjes së numrit të të infektuarve të rinj me koronavirus, atëherë do të merren masa akoma më restriktive. Kështu ka theksuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili poashtu tha se lufta e mjekëve me COVID 19, i ka lodhur ata dhe ka bërë që të braktisin spitalet shtetërore, për të kaluar nëpër spitale private.

“Lidhur me masat restriktive, vërtetë është shumë i lartë numri i të të diagnostifikuarve të rinj në disa ditët e fundit, është i lartë numri I pacientëve që vijnë nëpër spitale, shumë shpejt po mbushen kapacitetet nëpër të gjitha repartet infektive, jo aq shpejtë në Shkup, por gjithandej nëpër shtet. Dje nuk kishte vende të lira në Kumanovë, Strumicë dhe Veles dhe ata pacientë u dërguan në Shkup.” tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe

Reklame

Filipçe nuk e përjashton edhe mundësinë e karantinimit të tërësishëm, nëse nuk ndalet trendi i rritjes dhe nuk respektohen masat aktuale.

Kjo pako e masave, rritja e ingerencave të inspektorateve dhe apeli I vazhdueshëm tek qytetarët se duhet të respektohen këto masa, praktikisht këto janë hallka kyçe në të gjithë këtë zinxhir, besoj se do të japin rezultat. Hapi I rradhës është karantinim I tërësishëm, mbyllje e tërësishme. Ne jemi tani Akoma larg, por dalëngadalë po i mbarojmë mundësitë. “ tha Filipçe

Filipçe theksoi se masat e propozuara janë bazuar mbi përvoja dhe vlerëson se do të kontribuojnë në uljen e numrit të të infektuarve të rinj me koronavirus, për të gjitha pengesat ligjore, lidhur me kontrollet nëpër shtëpi, do të jenë në kontakt me juristët që të shohin se në çfarë mënyra do të zbatohen ato kontrolle. /KlanMacedonia