“Covid është më pak vdekjeprurës se gripi”, Facebook fshin postimin e Trump

Advertisment

Facebook hoqi të martën një postim nga Presidenti Donald Trump në të cilin ai pretendoi në mënyrë të gabuar se Covid-19 është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal.
Zëdhënësi i Facebook Andy Stone konfirmoi se kompania hoqi postimin për thyerjen e rregullave të saj mbi dezinformimin Covid-19, shkruan CNN, përcjell abcnews.al.

Presidenti gjithashtu postoi të njëjtin mesazh në Twitter. Ky postim është ende publik por Twitter i ka bashkangjitur një mesazh postimit duke thënë se ai shkel rregullin e kompanisë për përhapjen e informacionit mashtrues në lidhje me Covid-19.

Reklame

Në gusht, Facebook dhe Tëitter hoqën një postim nga Trump për përmbajtjen e pretendimeve të rreme në lidhje me Covid-19. Postimi përmbante një video të Presidentit gjatë një interviste në Fox Neës, në të cilën ai pretendoi në mënyrë të gabuar se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.