Cristiano Ronaldo deshiron te rikthehet ne Madrid

Nuk kane jetuar nje dite me te mire pertej veres se vitit 2018. As njeri e as tjetri. Ka qene e mundur te ritakoheshin pergjate rrugetimit, por largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ishte i medituar, me pasoja dhe nje vendim qe mes tjerash ka deshmuar te jete i gabuar per te dyja palet.

A i mungon Cristiano Ronaldo Real Madridit? Po dhe akoma me shume pas eleminimit nga Porto. Por, a i mungon Real Madridit Cristiano Ronaldo? Qartesisht qe po. Eshte dicka e dukshme.
A do te ishte i mundur nje rikthim ne Santiago Bernabeu? Ky eshte nje opsion qe fillimisht eshte perjashtuar nga Real Madridi por jo per arsye se nuk e duan ne skuader.

Reklame

Pa dyshim, sipas asaj qe zbulon Josep Perderol ne El Chiringuito, “Jorge Mendes ka folur me Real Madridin per mundesine e rikthimit te Cristiano Ronaldos.” Ishte nje bisede me tone informuese por nje bisede qe i pelqeu klubit. Afrimi i Cristiano Ronaldos drejt Real Madridit, klub ne te cilin dikur kishte bashkelojtaret, po intensifikohet sa me shume ne javet qe lam pas. Dialogu ka filluar pikerisht para nje viti. Rikthimi i sulmuesit ne Santiago Bernabeu, ne ate qe ka qene ndeshja e fundit ne stadium si tifoz i skuadres, qe prej kohes kur u largua si futbollist ne veren e vitit 2018.

 

Ne koken e lojtarit ka kaluar ideja e nje rikthimi te mundshem. Juventus, ashtu si disa skuadra tjera, po tejkalon nje moment te veshtire ekonomik, qe do te kete nje impakt akoma me madhor pas eleminimit ne Champions League ndaj Portos. Situata eshte akoma me teper se shqetesuese. Pervec Championsit, Juventus eshte edhe larg vendit te pare ne Serie A. Inter eshte duke udhehequr me kampionatin dhe duket sikur ky eshte viti i ekipit te Contes, me Juventus qe ndodhet tashme 10 pike prapa kreut.

Pervec se ne Spanje, edhe ne Itali kane filluar te spekulojne qe Juventus po kerkon nje largim per Cristiano Ronaldon ne menyre qe te shpetoje nga paga e tij e larte. Situata aktuale ben te mendosh qe ditet e sulmuesit ne Juventus jane te numeruara, por problemi me i madh eshte ceshtja fiskale, ne te cilen cdo klub qe e deshiron Cristiano Ronaldo do te duhet t’i paguaje edhe 25% te perfitmeve te tij, dicka e komplikuar te arrihet ne cfaredo vendi tjeter.

Ne Shkurt te vitit 2018, tensione te brendshme cuan edhe ne largimin e Zidane dhe te Cristiano Ronaldos ndersa Real Madridi, firmosi nje mareveshje me lojtarin qe mes tjerash klubi do te lirohej nga pergjegjesia emocionale duke ia adresuar largimin vet deshires se lojtarit.

Por me kohe eshte kuptuar qe ky nuk ishte vendimi me i mire. Cristiano Ronaldo ka filluar te shikoje per zgjidhjet e mundeshme dhe mesazhet qe vijne ne klub jane te shumta, por nje rikthimin i Ronaldos ne Bernabeu eshte me shume nje qe i takon enderrave te bukura se sa realitetit qe jetojme por ne futboll gjithcka eshte e mundur. Levizjet pritet te intensifikohen ne javet ne vijim.