Cristiano Ronaldo feston me stil titullin e parë në Serie A (VIDEO)

47

Ka nisur festa te Juventusi, pas përfundimit të ndeshjes me Atalantan.

‘Bardhezinjët’ edhe zyrtarisht sot pranuan trofeun e Serie A, pasi u shpallën kampion matematikisht javë më parë.

Cristiano Ronaldo si çdo herë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar, përcjell lajmi.net.

Teksa u thirr emri i portugezit, ai u fut në fushë dhe më pas i gjithë stadiumi brohoriti: ‘’Siiiii’’.

34-vjeçari fitoi titullin e parë të Serie A dhe të dytin me fanellën e Juves, pas triumfit në Superkupën e Italisë.

Para ndeshjes me Atalantan, Ronaldo gjithashtu fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë i kampionatit italian për sezonin 2018/19. /Lajmi.net/