Çulev: Nga e enjtja 5 397 persona nuk kanë respektuar orën policore

Mininstri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev njoftoi se nga ora 21:00 e ditës së enjte e deri më sot në ora 05:00,

622 qytetarë në të gjithë territorin e vendin nuk kanë respektuar orën policore, shumica prej tyre, respektivisht 340 qytetarë janë nga Shkupi.

Reklame

Deri më sot, gjithsej 5.397 persona nuk kanë respektuar orën policore.

Sa i përket masës për mbrojtje personale, gjegjësisht për mbajtjeje të maskës, ministri Çulev theksoi se gjatë këtyre ditëve 1777 qytetarë kanë shkelur këtë masë,

më së shumti në Strumicë, ku janë regjistruar 417 shkelje, kurse në Ohër janë regjistruar 356 shkelje. Deri më sot gjithsej janë regjistruar 8.180 shkelje të kësaj mase.