Çulev: Nuk mund t’i ndalojmë dasmat pa urdhër nga Prokuroria

Advertisment

Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev thotë se dikasteri që MPB-ja nuk mund të pengojë festat familjare pa urdhër të Prokurorisë Publike.

Deklarata e Çulevit vjen një ditë pasi drejtorja e Inspektoratit Shtetëror Sanitar, Irina Sotirova Bahova shprehu shqetësimin se tubimet familjare po e rrisin numrin e të infektuarve me Koronavirus dhe se në këtë rast nuk ka asnjë informacion nëse MPB po bën diçka për t’i penguar.

Reklame

“Kur bëhet fjalë për festa në objekte familjare, MPB nuk mund të jetë e informuar dhe të hyjë pa urdhër të Prokurorisë Themelore Publike. Prokuroria në raste të caktuara na jep urdhra të tilla e në raste të tjera jo”, deklaroi Naqe Çulev, Ministër i Punëve të Brendshme.