Çulev: Po identifikojmë pjesëmarrësit në protestën në Hasanbeg (VIDEO)

Advertisment

Ministri teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev tregoi në ClickPlus të TV21 se ende janë në proces të verifikimit të identitetit të personave të cilët morën pjesë në protestën e para disa netëve në Hasanbeg, duke e shkelur kështu orën policore.

“Deri më tani kemi identifikuar dhe thirrur në bisedë, nga ku edhe janë bërë shkresa zyrtare edhe për 21 persona ndërsa jemi në proces verifikimi edhe për personat e tjerë pjesëmarrës në ngjarje, për të cilët edhe do të sillen parashtesa adekuate deri tek Prokuroria Themelore Publike” tha Çulev në emisionin ClickPlus të TV21.

Reklame