Çulev: Policia jo në shërbim të partive politike

Advertisment

Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev pranon se policia është duke punuar për zbardhjen e rasteve ku nëpunësit policorë angazhohen politikisht në parti apo shtabe zgjedhore në kohë të fushatës. Sipas tij, kjo paraqet shkelje të integritetit të policisë dhe rastet e tilla do të sanksionohen me automatizëm.

“Kemi informacione sepse raste të tilla kishim në Shkup dhe Kumanovë. Kundër tyre janë duke u zbatuar masa në përputhje me ligjin, përfshi edhe kolegun nga Kumanova. Bëhet fjalë për shkelje të rëndë dhe sigurisht do të merren edhe masat dhe dënimet më të rënda disiplinore si largim nga puna. Unë i bëj thirrje të gjithë policëve të mos bien pre e presioneve politike dhe të vazhdojnë punën e tyre me profesionalizëm. T’i kryejnë punës policore dhe jo punët politike të partive”, ka deklaruar Çulev.