Çulev: Shohim qytetarë më agresivë për shkak të ndalesës për lëvizje

Advertisment

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në paraqitjen e tij në televizionin Telma tha se ndalesa për lëvizje që zgjat tashmë 30 ditë ka bërë që qytetarët të bëhen më agresivë.

Për këtë arsye, sipas ministrit Çulev, ndalesa e lëvizjet duhet të relaksohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklame

“Pres nesër që Qeveria të sjell vendim për zbutjen e orës policore”, thotë Çulev duke shtuar se ndalesa ka ndikim negativ te qytetarët.

Ai thotë është vërejtur agresion dhe tension.

“Për këtë shkak duhet të relaksohet. Edhe vetëdija qytetare tashmë është rritur”, deklaron ministri duke sugjeruar që ora policore duhet të fillojë në ora 19:00 dhe kjo të vlejë edhe për fundjavat.