Çun Lajçi letër emocionuese Albin Kurtit

Albin

Nuk u jetueka prej letrave, as prej t’shameve që po m’i bajnë kundërshtarët tu, e pensioni ma mjeran se virusi, por me beso, se s’do t’jem i yti. A din pse? Se Ty nuk t’shkrova kurrë poezi, si para ardhësve tu, që m’lanë rrugëve tue shitë libra, por s’po m’len ndërgjegja pa t’shkru!

“Mos na mbaj fjalim si profesor!”

Prit bre, prit, se unë po dua me dvet për Agimin! O jo bre, po le t’kallxon ky, pse asht kundër amerikanve? Jo more, po le t’na kallxon, pse s’i ka ble 3 këmisha e me shkua n’Vashington? Dhe, gjuheshin si gjelat n’pleh, dy punëtorë t’nji televizioni, që mbanë emnin e Dukagjinit t’madh, njeni xhagajdur Pandur e tjetri nga fidanishtja Fidan!

Çfarë mjerimi o Zoti madh! As me shartua s’dishin, e me thika n’fidanishte ishin hi. E kishin marrë nga nji gur, me i tutë sorrat n’ara, e gurtë iu bishin para kamve! Ata po mundoheshin me kurthua, nji kryeministër, që e citonte Kantin, e këta gjelat, t’mësuem me folë me rojet e kazinove t’Zvicrrës, e hajnat e farmerkave t’Dietikonit, i mëshojshin Kantit me krroçen e profesorit! Po, se kujtojshin se Kanti asht kantë berllogu, e s’dojshin me ndëgjua, jo, u vinte randë më mësua diçka, e me injorancën e t’paditunve, i thojshi; le ti mos na mbaj fjalim si profesor, po hajde t’bajmë muhabet!

Ai qeshte, nuk gërdhuzej, as thinthin si gjarpni se nxirrte. I shikonte, e sytë i thojshin: Pse jeni kaqë mjeranë? Pse mashtrohi kaqë leht? Pse veç grushtit i tuteni? A po e shihni se fjala e drejt iu vret, e gjak nuk qet! Pse duhet t’u besoni vetëm atyne, që rrejnë, që m’thonë ti je antiamerikan? Po pse duhet t’jem unë kunder shliruesit tim?

Kur thojsha, nuk na shliroi UÇK-ja po, Amerika e Nato, me quejshin tradhëtarë -Tash po m’quejni tradhëtarë, se iu prisha me Amerikën!
Jo, nuk iu prisha unë! Unë t’prishun iu gjeta! Se i keni rrejtë!!! Unë e dua Amerikën për interesin e Kosovës, jo me m’i shlye gjynahet si këtyne, jo me m’shpetua prej Hagës! Unë nuk e rrej Amerikën si këta, unë e humbi postin me fjalën e drejtë, e vraj lakminë time, e nuk e rrejë shliruesin tim, si këta që e kanë vra Kosovën, tue u mundua me i shpetua hajnitë e t’zezat e veta!

E fika TV-në e thashë: Natën e mirë shqiptarë! Provoni me mbijetua, me i ikë vdekjës, si unë, tue hangër letra!

Ne nuk e duem t’mirin, dijën, mençurinë, pafajsinë, bujarinë. Këto terma janë të së kaluemes. Rrnoftë hajnia, krimi, rrena, forca, këto sot kanë emën!

Albini asht i duhuni, por ne kemi fjetë, njizet vite n’myk, dhe egjra na ka trullua, e s’dimë ma, kush asht i mirë e kush betër!

Dardani, 18.04.2020