Çun Lajçi në Shkup: Askush nuk më takoi përveç zv ministrit të Kulturës (VIDEO)

Advertisment

Artisti i madh shqiptar nga Kosova, Çun Lajçi sot ka qëndruar në Shkup, ku ka shitur librat e tij të fundit. Ai ishte tejet i irrituar nga fakti se askush nga qytetarët nuk e kishte pritur në Shkup edhe përtej faktit se në rrjetet sociale e kanë ftuar në Shkup.

Lajçi deklaroi se edhe nga politikanët shqiptarë në Maqedoni askush nuk ka shprehur interesim t’a takojë, përveç zëvendës ministrit të Kulturës, z. Sedat Sujemani.

Reklame

Sulejmani e priti Çun Lajçin në zyrën e tij në pasditën e sotme, ku shprehu interesim për bashkëpunim në të ardhme.

 

Çun Lajçi i dëshpëruar nga pritja në Shkup – porosi politikanëve shqiptarë: ballafaqohuni me ata që ju shajnë!

Çun Lajçi i dëshpëruar nga pritja në Shkup – porosi politikanëve shqiptarë: ballafaqohuni me ata që ju shajnë!

Gepostet von Lajm TV am Montag, 28. September 2020