Çun Lajçi: Tetova dhe Gostivari tejkaluan Tiranën me blerjen e librave të mi

Advertisment

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi duke promovuar tre veprat e tij sot tha se “Gostivari më priti gati njësoj siç më priti Tetova”.

Lajçi u shpreh i lumtur që këto dy qytete kanë shprehur interesim dhe se qytetarët Tetovës dhe Gostivarit nuk kanë harruar Çunin e 200 roleve në teatër dhe 30 filma dhe se kjo, sipas Lajçit, tregon se ka njerëz që e duan artin.

Reklame

“Kalova më mirë se sa e prisja. Të them të drejtën këto dy qytete e tejkalojnë Tiranën zyrtare me blerje”, tha Lajçi i cili u shpreh i kënaqur me interesin e shfaqur.

Ndryshe, Lajçi gjatë ditës së djeshme promovoi veprat e tij në Shkup ndërsa sot ishte mysafir në Tetovë dhe Gostivar. Gjatë ditës së nesërme pritet që të promovojë veprat e tij në Kërçovë./Telegrafi/