Çupi: Iu bashkëngjitëm Qeverisë me një program specifik dhe të precizuar mirë

Përfaqësuesi i partisë Alternativa, Xhemail Çupi deklaroi në “Rruga drejt…” se kjo parti ka vendosur të jetë pjesë e Qeverisë me një program specifik i cili para së gjithash do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve, shkruan Alsat.

Çupi madje u shpreh se ministrat që vijnë nga radhët e partisë Alternativa do të bëjnë përpjekje maksimale që të japin kontributin e tyre jo vetëm në dikasteret që ata i menaxhojnë , por edhe në procesin vendimmarrës.

Reklame

“Për pjesën e asaj se çka është bërë në të kaluarën unë nuk mund të jap përgjigje, por në planin e legjitimitetit mund të them se legjitimiteti mund të ndahet në katër fusha, fusha e parë e legjitimitete është formimi i qeverisë a është i ligjshëm, a është legal. Në këtë pjesë ka diskutime, janë të mirëpritura të gjitha mendimet. Pjesa e dytë e legjitimitetit bazohet në kompromis dhe mbi bazën e këtij kompromisi që bëhet fjalë për të ardhmen edhe të shtetit, edhe të menaxhimit të krizave. Ne si subjekt politik “Alternativa vendosëm” që t’i bashkangjitemi qeverisë së re me një model të ri negociues, me një program specifik dhe të precizuar shumë mirë, me 9 pika programore. Ne do të përpiqemi maksimalisht për të dhënë kontribut jo vetëm se në dikasteret që menaxhojmë por edhe në procesin vendimmarrës”, tha Xhemail Çupi, Alternativa./Alsat.mk