Daçiç me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës do zhbëjmë pavarsinë e Kosovës

Advertisment

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka shpallur njw nga objektivat e kwtij viti luftën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës. “Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjes. Do të vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë se në vitin 2020 Serbia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial dhe pavarësisë së saj dhe për gjetjen e një zgjidhje kompromisi sa i përket çështjes së Kosovës.

Reklame

Përveç tjerash Daçiq ka thënë se do të vazhdojnë të forcojnë raportet jo vetëm me Rusinë dhe Kinën, por edhe me SHBA’në, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, siç ka potencuar diplomati serb për të ruajtur raportet “me miqtë tradicional nëpër botë”