Daçiq e pranon hapur, Mini Shengeni u propozua nga Serbia

Advertisment

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka dhënë intervistën e parë për vitin 2020, duke folur dhe njëherë për çështjet e pa mbyllura që lamë pas nga viti i shkuar. Për Kosovo Online, Daçiç ka treguar se projekti i Mini-Shengen është propozuar nga Beogradi.

Po ashtu ai ka folur dhe për taksën 100%, duke thënë se Kosova me taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë po tregon se është kundër pajtimit, e shton se Beogradi po vepron plotësisht ndryshe duke propozuar Minishengenin për t’i hequr të gjitha barrierat mes dy shteteve.

Reklame

“Unë mendoj se jem larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon minishengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind. Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedh situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Daçiç.