Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka marrë një informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një paciente të dyshimtë në sëmundjen Koronavirus COCID 19.
Pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm, njofton Klan Kosova.
“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV 2 me metodën rRT PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS CoV 2”.
“Laboratori mikrobiologjik IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019n CoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë”.
Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.
Ka kompletuar Planin e Gadishmërisë për Koronavirus dhe Planin e Kontingjencës duke iu përmbajtur strikt rekomandimeve të OBSH;