Dalin incizime të reja: Jankullovska dhe Bexheti kalkulojnë për rastin Mònstra

523

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Mònstra” për herë të parë dëshmojnë ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Lupço Todorovski – Radnik dhe ish këshilltari i ish presidentit Gjorge Ivanov, Sinisha Aleksovski, njofton Portalb.mk.

E para ka dëshmuar Jankulloska, e cila ishte e hapur nga prokurorja Fatime Fetai, e cila lexoi një bisedë përpara prindërve të katër fëmijëve dhe peshkatarit të vr arë përpara 8 vjetëve te Liqeni i Smillkovës.

“Më 29 janar 2013, sipas bisedat e përgjuara mes jush dhe ish drejtorit të DSKsë, Sasho Mijallkov, ai ju njofton se ka përgatitur një analizë të mirë për “Mònstrën” dhe ka bërë prezantim në të cilën ju ka ftuar edhe juve që të merrni pjesë. A ju kujtohet se çfarë është prezantuar, kush ka marrë pjesë, për çfarë analize bëhet fjalë, afërsisht 1 vit pas vr asjes së pesëfishtë që ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012”, e pyeti prokurorja Fatime Fetai, ish ministren Jankulloska.

“Nuk më kujtohet se kam marrë pjesë, nuk them që nuk ka pasur”, është përgjigjur Jankulloska për analizën shtesë të vr asjes mònstruoze, në të cilën e ka ftuar Mijallkovi që të vijë të shohë dhe të dëgjojë.

“A ka pasur prezantim në lidhje me “Mònstrën” në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare”, vazhdoi Fetai.

“Kemi pasur takime me përfaqësuesit ndërkombëtar për këtë rast, por në takimin formal mua nuk më kujtohet se kam marrë pjesë”, u përgjigj ajo.

“Më 03 mars 2013 në bisedë me ministrin e Kosovës keni biseduar për dy persona të kapur dhe për konfirmimin e identitetit të tyre”, vazhdoi Fetai me biseda të përgjuara në lidhje me “Mònstrën”.

“Kemi kontakte të shpeshta me kolegun, kemi folur për dy të ak uzuarit Agim Ismailloviq dhe Alil Demiri. Kemi biseduar për procedurën për dërgimin e tyre. Atëherë ministër ishte Bexheti. Për fat të keq, ashtu siç shoh, deri më sot nuk ka rezultat për procedurën për ekstradim të këtyre dy të ak uzuarve”, u përgjigj Jankulloska.

“Bashkëpunimi i mirë a nënkupton edhe kalkulim politik rreth datës së ekstradimit dhe datës së mbajtjes së seancës gjyqësore? Për këtë pyes pasi që një bisedë me ish ministrin e Drejtësisë, Blerim Bexheti, më 14 mars 2013, pak përpara mbajtjes së zgjedhjeve, mund të përfitohet asi përshtypje nga përmbajtja e bisedave që i bëni personalisht me atë”, vazhdoi Fetai.

“Kalkuloni edhe me zgjedhjet. Më rëndësi është që të dërgohet lënda në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, dhe pastaj kalkuloni, nëse ti e ke që të mos ketë seanca deri para zgjedhjeve. Të flasim miqësisht”, i thotë Jankullovska Bexhetit, ndërkaq sot Fetai ia lexoi këtë porosi ish ministres.

Sipas asaj që lexoi Fetai, Blerim Bexheti, i thotë Jankulloskës që të mos ketë seanca gjyqësore përpara zgjedhjeve, ka folur edhe me Mijallkovin.

“Ju prezantoni vetëm një pjesë të atyre bisedave dhe jo në tërësi”, tha Jankulloska.

“Nuk ka problem, do t’ua lexoj tërë bisedën me Blerim Bexhetin”, i ofroi Fetai.

“Jo, s’ka nevojë”, tha Jankulloska.

Sipas saj, çfarëdo përshtypje që të fitohet nga biseda, faktet për të punuarën në “Mònstra” janë më ndryshe. Ajo tha se nuk pajtohet se ka kalkuluar politikisht me këtë rast tra gjik.

“Mònstra”
Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me bu rg të përjetshëm për rastin “Mònstra”, nën akuzën se e kanë kryer vr asjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të ak uzuarit e rastit Mònstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me bu rg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Mònstra”, megjithatë nga “bo mbat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017 solli vendim që lënda “Mònstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga bu rgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në bu rg pasi që ak uzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.
Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të ak uzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Kr imeve në Prishtinë ka liruar nga bu rgu. Lirimi nga ak uza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me bu rgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë në Maqedoni nuk mbajnë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arr estuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arr atisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.