Dalin pamjet e fatkeqësisë në autostradën ku h.umbi jetën 18 vjeçarja nga Maqedonia (VIDEO)

85
#

Një vajzë e moshës 18 vjeçare nga Kumanova ka h.umbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndërsa tre të tjerë, janë lënduar.

Për rastin ka raportuar Gazeta Insajderi dhe atë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj.

“Bazuar në informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja f.atale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka h.umbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lendime trupore”, ka thënë Hoxhaj.

Ai shtoi se autostrada është bllokuar për qarkullim dhe policia po vazhdon me hetimet.

“Njësitet kompetente policore për menagjimin e trafikut në autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhe deri te ky aksident tragjik. Rreth ores 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar per qarkullim”, ka thënë Hoxhaj.

E Afrim Jahaja, Drejtor kujdestar në spitalin e Prizrenit ka thëën se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikur për jetë ndërsa e ka konfirmuar vdekjen e 18 vjeçares.

VIDEO: