Dalin pamjet e laboratorit në Wuhan, aty ku dyshohet se shpërtheu Koronavirusi (FOTO)

Dalin pamjet e laboratorit në Wuhan të Kinës, aty ku dyshohet se doli koronavirusi për tu përhapur më tej në të gjithë Kinën dhe më tej në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për pamje të rralla të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, nga vendi ku dyshohet se lindi pandemia që ka gjunjëzuar gjithë botën.

Laboratori në fjalë është komentuar gjerësisht në të gjithë botën, pasi thuhet se prej andej mund të jetë nxjerrë aksidentalisht nga një punonjës, i cili mund të jetë edhe “pacienti zero”.

Dyshohet se koronavirusi doli teksa po studiohej mbi një vaksinë të mundshëm për Aids, kur “u arratis” duke u përhapur në territor.

Për këtë laborator sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se “Është e qartë se Partia Komuniste Kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk kanë dhënë informacione në kohën e duhur dhe rezultati është kjo pandemi globale. Ne po vazhdojmë që ti kërkojmë Partisë Komuniste kineze që të lejojë ekspertët tanë që të hyjnë në atë laborator virologjie në mënyrë që të përcaktojnë se si virusi arriti të përhapet”.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për çështje politike, por ka të bëjë me shkencën dhe epidemiologjinë.

Edhe pse mundësia e daljes nga laboratori është hedhur poshtë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kjo vijon të mbetet teoria më e përhapur.