Dalin pamjet e përleshjes mes Dier dhe Ali, momenti kur ndërhyn Mourinho (video)

Advertisment

Në serinë dokumentar të Tottenhamit, ‘All or Nothing: Tottenham Hotspur’, të prodhuar nga Amazon, janë parë prapaskena interesante që nuk janë parë ndonjëherë në futboll.

Dokumentari në formë të serisë televizive, është transmetuar gjatë dy javëve të fundit derisa ka 9 episoda, ku shfaqen prapaskenat në klubin e Tottenhamit gjatë sezonit 2019/20.

Reklame

Në njërën prej episodeve, shihet një përplasje në zhveshtore ndërmjet dy mesfushorëve, Eric Dier e Dele Alli, teksa aty ndërhyn Jose Mourinho i cili inkurajon përplasjen dhe diskutimin mes futbollistëve.