Dalin pamjet nga momenti kur Lebron James merr vesh për vd ekjen e Kobe Bryant (video)

Advertisment

Lajmi për vd ekjen e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën.

LeBron James dhe Los Angeles Lakers ishte duke u kthye për në LA kur morën lajmin për vd ekjen e Kobe Bryant.

Reklame

Lojtarët e Lakers ishin të shokuar nga lajmi i se legjenda e tyre ka ndërruar jetë në helikopterin me të cilin po udhëtonte.

Së bashku me Bryant ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna Mari, derisa James kishte shpërthyer në lot dhe nuk mund të besonte për atë çfarë kishte ndodhur.

James ka treguar për ndikimin që ka pas Kobe në karrierën e tij, duke thënë se ishte si një inspirim për të.“Është një djalë që e kam shikuar qysh nga shkolla fillore e ajo e mesme. Duke parë atë që kaloi nga shkolla e mesme, ai është dikush që më ka inspiruar. Ishte disi si uau.

Duke e parë një 17 vjeçar si futej në NBA, për mua ishte një inspirim i madh. Ai më ndihmoi edhe pse nuk e dinte se çfarë mund të bëja”, kishte thënë LeBron James një ditë para se të ndodhte tra gjedia.