Dalin rezultatet e Kërçovarit që u testua për lijën e majmunëve

Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se ka përfunduar ekzaminimi i strishos që i është marrë pacientit nga Kërçova i dyshuar për lijën e majmunit dhe pacienti rezulton të jetë negativ.

Kujtojmë se Instituti ka një sasi të mjaftueshme analizash për zbulimin e lisë së majmunit dhe analiza kryhet sipas indikacionit të vendosur nga një specialist infektolog. Në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, situata me lijën e majmunëve po monitorohet nga afër në mbarë botën.