Dalin rezultatet, udhëtari nga Dubai nuk ka koronavirus

Udhëtari nga Dubai që është testuar në Klinikën Infektive në Shkup ka rezultuar të jetë negativ ndaj koronavirusit.
Personi kishte qëndruar për gjashtë ditë në Dubai dhe kishte simptoma të ngjashme të gripit.
Sot në orët e paraditës në Klinikën Infektive u pranua edhe një qytetar i Maqedonisë i cili ka ardhur nga Dubai.

Këtë lajm e kumtoi para gazetarëve ministri Venko filipçe i cili tha se qytetari është në Klinikën Infective ku edhe po bëhen testet.

Reklame

Ai edhe njëherë apeloi që qytetarët të anulojnë fluturimet për në vendet kritike nëse nuk kanë ndonjë nevojë urgjente. Pohoi se Qeveria do të mer vendim që t’I anulon të gjitha udhëtimet zyrtare në këto zona dhe deklaroi se vendi ka sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse.