Dani dhe Adem Ramadani publikojnë ilahi në prag të muajit të Ramazanit (VIDEO)

Dy artistët e mirënjohur Dani dhe Adem Ramadani janë bashkuar për një projekt të radhës.

Këngëtarët së bashku do të sjellin një ilahi e cila përkon me fillimin e muajt të Ramazanit që nis me 24 prill.

Kënga mban titullin “Salatullah” dhe publikohet nesër në ora 17:30, kështu kanë bërë të ditur vet artistët.

“Me lejen e Allahut nesër e postojmë ilahinë e Re SALATULLAH ora 17:30”, ka shkruar Adem Ramadani përkarah një video të shkurtër të shkëputur nga klipi./Indeksonline/

VIDEO: https://www.instagram.com/p/B_DAFjBJWpn/?utm_source=ig_embed