Danimarka gjen zgjidhjen për të bërë mësim, në natyrë

Advertisment

Shkollat në Danimarkë, po e zhvillojnë mësimin jashtë, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Pasi lajnë duart, mari kaas larsen, pret 10 nxënësit e saj 11 vjecarë në klasë, ku respektohet distanca prej dy metrash larg nga njëri tjetri, para se të dalin jashtë, në një park aty pranë.

Mësimi jashtë është pjesë e rekomandimeve që shkollat daneze do të ndjekin pas rihapjes së tyre më 15 prill. Deri më tani, mësuesja është e kënaqur me masat dhe garanton se nxënësit mësojnë shumë përmes kësaj mënyre.

Reklame

Mësuesja:

Zakonisht ne e fillojmë mësimin në orën 8. Tani fillojmë në 8.30 dhe më pas dalim jashtë sa më shpejt që të mundemi. Normalisht unë e filloj mësimin në klasë duke u treguar se cfarë do të bëjmë

Nuk kam frikë se fëmijët nuk po mësojnë mjaftueshëm – thotë ajo duke sqaruar se ata mësojnë shumë përmes kësaj mënyre. Pavarësisht se objektivi arrihet në një mënyrë tjetër, të ndryshme nga ajo tradicionalja. Madje për mësuesen, gjërat që ata mësojnë tani, janë më pranë jetës reale cka është edhe një gjë e mirë për ta.

Gjëja e parë që fëmijët bëjnë kur hyjnë brenda, është larja e duarve. Nuk ka nevoj as tu themi – thotë mësuesja. Ndërkohë që ruajtja e distancës, po rezulton të jetë pjesa më e vështirë, vecanërisht në pushim. Vetë nxënësit thonë se janë shumë të kënaqur që janë kthyer në shkollë sërish. Ajo u kish munguar.

Sidoqoftë, janë pak të trishtuar pasi nuk mund të luajnë si më parë ndërkohë që klasat janë përgjysmuar, në mënyrë që të ketë një numër më të vogël nxënësish.

Top Channel