Danimarka, ndër shtetet me menaxhimin më të mirë në botë të Covid 19

Advertisment

Tashmë dihet se Danimarka ka qenë nga shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer thuajse komplet normalitetit në të gjitha fushat, transmeton albinfo.ch.

Qeveria daneze ka thënë se shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe, për këtë arsye, e keqja e madhe është parandaluar.

Reklame

“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës, transmeton albinfo.ch.

Deri tani në Danimarkë janë regjistruar 17,736 të prekur me Covid-19 dhe nga numri i përgjithshëm, janë shëruar 15,671 persona plotësisht. Në total ka rreth 1400 raste aktive. /Albinfo.ch