Danimarka pezullon vaksinën e AstraZeneca, ja arsyeja

Danimarka ka pezulluar vaksinën e AstraZeneca, pas rasteve të mpiksjes së gjakut, pavarësisht vendimit të BE se rasti i një vd ekje në Austri, nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinën.

Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës tha se autoritetet po hetonin nëse kishte një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, pas disa rasteve dhe vd ekjeve.

“Nuk mund të dalim menjëherë në përfundimin se ekziston një lidhje mes vaksinës dhe këtyre rasteve. Por kjo duhet të hetohet tërësisht”, tha Magnis Heunicke.

Danimarka i bashkohet kështu pesë vendeve të tjera, Austrisë, Estonisë, Lituanisë, Luksenburgut dhe Letonisë, që pezulluan vaksinën pasi një grua austriake, 49 vjeç, vd iq nga mpiksja e gjakut.

 

Megjithatë, mbikëqyrësi i ilaçeve i BE njoftoi se nuk ishte gjetur asnjë lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe vd ekjes së gruas.

“Për momentin nuk ka asnjë indikacion që vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte, të cilat nuk renditen si efekte anësore të kësaj vaksine”, tha rregullatori EMA.