Dardan Molliqaj i reagon Albin Kurtit: Ke frikë

Advertisment

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka reaguar rreth marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës, kompanisë gjermane Lufthansa dhe KFOR-it për operimin në linjën Prishtinë-Beograd, duke thënë se kjo marrëveshje nuk e sheh Kosovën si palë, por vetëm si agjëncion.

Molliqaj, ka adresuar kritika edhe ndan ish bashkëpartiakut të tij, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili sipas tij, nuk po reagon për një marrëveshje të dëmshme vetëm e vetëm nga frika se po mbetet pa arritur në pushtet.

Reklame

Sipas tij, heshtja e Kurtit, është një paralajmërim se edhe nën udhëheqjen e tij, Kosova do të dëmtohet në raport me negociatat me Serbinë.

Reagimi i plotë i Molliqajt:

HESHTJA SI PARALAJMËRIM

Me marrëveshjen e fundit, Serbia arriti që çdo çarkullim ajror që bëhet nga dhe drejt Prishtinës e që duhet të kalojë kah hapësira ajrore e Serbisë, të monopolizohet vetëm nga një kompani – që në anën tjetër mund të shërbejë edhe si ndërmjetësuese potencialisht për kompani ajrore të Serbisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua duke u bazuar në Rezolutën 1244 dhe aty Kosova nuk u përfaqësua as si palë, por vetëm si një agjension.

Është i papranueshëm lavdërimi i kësaj marrëveshjeje nga pushteti në shkuarje dhe partitë e tjera parlamentare. Është po aq i papranueshëm mos-reagimi i të nominuarit për Kryeministër, që u votua nga qytetarët bash duke premtuar reciprocitet e barazi në raportet e Kosovës me Serbinë.

Sot, për herë të parë pas 14 viteve, gjeti vullnetin dhe kohën për të komentuar për Rugovën, vetëm dhe vetëm sepse po i duhet për pushtet. Dhe sot, për herë të parë pas 15 vitesh, nuk e kundërshtoi një marrëveshje shumë të dëmshme me Serbinë, vetëm dhe vetëm nga frika që po mbetet pa arritur në pushtet.

Ky është një paralajmërim i qartë që edhe nën qeverinë e tij, Kosova do të dëmtohet shumë në raport me negociatat me Serbinë. /Insajderi